Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të martën se ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza i janë shkelur të drejtat.

 

Strasburgu ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Vetting të çështjes së ish gjyqtarit të lartë dhe ish-gjyqtarit kushtetues, Admir Thanza.

 

Sipas gjykatës, ka shkelje të së drejtës nga autoritetet ndaj Thanzës, ku kërkuesit nuk i është dhënë mundësia e duhur për t’u mbrojtur në lidhje me akuzën dhe se arsyetimi i autoriteteve ka qenë i pamjaftueshëm.

 

Thanza kaloi procesin e vettingut në 2018-19 dhe zyrtarët dolën në përfundimin se ai nuk kishte kaluar në “testin e integritetit” sepse ishte dënuar për vjedhje në vitin 1999 në Itali dhe nuk e kishte deklaruar siç duhet.

 

Thanza dorëzoi padi të posaçme në Gjykatën e Lartë, pasi sipas tij ka gjetur një gabim procedural të gjykatës kundër tij.

 

Admir Thanza pretendon se jo vetëm afatet u zgjatën në mënyrë të paarsyeshme, por se gjatë shqyrtimit në Gjykatën Anti-korrupsion në Tiranë, ai nuk u vu në dijeni dhe nuk ishte i pranishëm si palë.