Presidenti francez Emmanuel Macron po shqyrton bllokimin e mediave online në luftën kundër trazirave të mëtejshme në Francë.

 

”Mbyllja e rrjeteve sociale do të ishte e nevojshme për pengimin e grupimeve nga protestuesit”, theksoi Macron në një takim me kryetarët e bashkive në Paris.

 

Presidenti fajësoi mediat sociale për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave kundër brutalitetit të policisë. Tubimet e dhunshme ishin organizuar përmes mediave sociale, sipas tij.

 

Macron ka thënë se ”menaxhimi i mediave sociale duhet të mendohet me qetësi, megjithëse po bëhet një problem real”