Liga 1 e Francës nuk është më pjesë e "pesë ligave" kur bëhet fjalë për koeficientët e UEFA-s që do të ndajnë vendet në kompeticionet evropiane të sezonit të ardhshëm.
Për vite, Ligue 1 ishte pjesë e pesë ligave elitare së bashku me Premier League-n angleze, La Ligën spanjolle, Bundesligën gjermane dhe Serinë A italiane, por kjo nuk është më kështu.
Në sezonin 2023/2024, i cili do të fillojë, Ligue 1 zbriti nga top 5-shja dhe u zëvendësua në vendin e pestë nga Eredivisie holandeze.
Premier League është në vendin e parë, La Liga në vendin e dytë, Serie A në vendin e tretë dhe Bundesliga në vendin e katërt për sezonin në vazhdim.
Për sa i përket Superligës shqiptare, ajo është në vendin e 48-të dhe është më poshtë se Kosova, e cila mban vendin e 38-të.
Megjithatë, me rezultatet e mira të Partizani, Tirana, Vllaznia dhe Egnatia këtë sezon, tashmë për sezonin 2024/205, vendi ynë mund të ngjitet në renditje dhe të arrijë në pjesën e sipërme të ligave evropiane. I fundit, i 55-ti, është San Marino.