Në qytetin e Pogradecit u mbyll me sukses edicioni i III-të i “Marathon Enkelana”,  me pjesëmarrjen e rreth 700 garuesve.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet momente nga kjo garë, e cila këtë vit kishte dy disiplina; 21.195 m Lin-Pogradec dhe 11.500 m Pogradec-Tushemisht-Pogradec.

“Maratona Enkelana në Pogradec, ku 700 vrapues nga 38 shtete të botës garuan mes tyre”, shkruan Rama.

Në këtë garë kishte pjesëmarrës nga Kanadaja, Amerika, Afrika e Jgut, Gjermania, Turqia , Kroacia, Maqedonia e Veriut etj.

Fitues i garës 21.195 m ishte nga Ukraina, i cili udhëtoi nga ky shtet për të marrë pjesë në garë.

“Është hera e parë ime këtu dhe ishte eksperiencë shumë e bukur pasi nuk isht edhe shumë nexhetë. Rruga nuk ishte edhe shumë e vështirë për mua. Fitoren sot ia kushtoj vendit tim, Ukrainës”, tha ai në një prononcim për mediet pas fitimit të garës.

Për garën 11.500 m fitues u shpall Bledar Mesi nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Ishte një garë e bukur dhe e vështirë. Ky është edicioni i tretë që marr pjesë”, tha Mesi.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë morën masa për ruajtjen e rendit publik, krijimin e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore./ata