Policia e Tiranës ka arrestuar Aldor Ninin, drejtuesin e kompanisë Acromax në Shqipëri. 

 

Sipas Policisë së Tiranës, Nini ka dhunuar dhe përndjekur bashkëjetuesen e tij, e cila ka bërë kallëzim.

 

Blutë bëjnë me dije se personi i arrestuar i identifikuar si A.N, dyshohet se ka publikuar një video të bashkëjetueses, pa pëlqimin e saj.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 40 vjeç, pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj”.

 

"Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton Policia e Tiranës.