Pas fjalës së mbajtur nga kryeministri Rama përpara gazetarëve ku bëri publik vendimin e marrë nga qeveria se studentët e mjekësisë, pas përfundimit të universitetit duhet të punojnë për 5 vite në Shqiëpri në mënyrë që të pajisen me diplomë, vjen edhe reagimi i studentëve.

 

Ata duket se nuk janë dakord me vendimin e bërë publik nga kryeministri, ndaj kanë lajmëruar se ditën e nesërme më 6 korrik do të protestojnë pranë fakultetit.

 

Kryeministri Rama tha se për të gjithë studentët të cilët do të regjistrohen në vit të parë për mjekësi, të punuarit 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të universitetit do të jetë një kusht i detyrueshëm.

 

Ndërsa studentët që e kanë filluar tashmë këtë rrugëtim, për të cilët janë parashikuar më pas se 5 vite punësim i detyruara në Shqipëri, nëse nuk pranojnë kushtin, do u shtohet tarifa.