Manchester United zyrtarizoi ditën e sotme transferimin e Mason Mount nga skuadra e Chelseat.

 

Klubi nga Manchesteri do të derdhë plot 65 milionë euro (+6 milion bonuse) në arkat e “Bluve të Londrës”

 

Mount ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me United, e cila do ta mbajë atë në “Old Trafford” deri në qershor të vitit 2028, me opsionin për ta rinovuar kontratën e tij edhe për një vit.

 

Tani është bërë e ditur edhe numri që ylli anglez do ta mbajë në fanellë te “Djajtë e Kuq”.

 

Mount do të mbajë numrin legjendar 7 (shtatë) në fanellën e tij te Man United

Numri 7 në të kaluarën e kanë mbajtur lojtarë si George Best, Bryan Robson, Eric Cantona, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo.