Deri në orët e mesditës, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e  motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit, por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në zonat verilindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afatshkurtër.

 

Parashikohet stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C, vlerat më të larta priten në Elbasan, Berat dhe Sarandë.

 

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor  duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 1- 2 ballë.