Pak javë më parë, Silvio Berluskoni ndërroi jetë në një ga spitalet e Milanos pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ditën e djeshme, është hapur edhe testamenti i ish-kryeministrit të Italisë dhe presidentit të Milanit.

Fillimisht, testamenti është hapur në praninë e disa dëshmitarëve, ku të pranishëm ishin avokati i firmës dhe konsulenti i grupit Fininvest, presidenti kontabilist i Holding Grup. Ndërkohë, pak më vonë është hapur testamenti për herë të dytë dhe të pranishëm kanë qenë familjarët e Berluskonit.

 

Kështu, familjarët e tij kanë mësuar se si është ndarë pasuria që babai i tyre i ndjerë tashmë ka lënë. Kompanitë e ish-kryeministrit janë lënë në zotërimin e fëmijë të tij. Kështu, Pier Berluskoni dhe Marina Berluskoni kanë marrë të gjitha aksionet e disponueshme të Fininvest ndërkohë që Marina është aktualisht presidente e Holding. Ndërkohë, Berluskoni nuk e ka ndarë se kush nga fëmijët e tij do të ketë të drejtën për të pasur kontroll dhe kompaninë e ka ndarë në mënyrë të barabartë, por do të jetë noteri ai që do të zbatojë ligjin.

 

Partnerja e Berluskonit, Marta Fashina ka marrë 100 milionë euro pasur. Preh vitesh ata kanë qenë në një marrëdhënie së bashku. Të njëjtën shumë, Berluskoni ia ka lënë edhe vëllait të tij 73-vjeçar, Paolo Berluskoni ndërkohë që 30 milionë euro ka marrë miku i tij më i mirë, Marselo Del’Utri.