Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi se kanë filluar dërgesat e ilaçeve dhe ndihmës ndaj Rripit të Gazës në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes Izraelit dhe lëvizjes Hamas.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, bëri një deklaratë nga llogaria e tij X lidhur me çështjen.
"Në Rripin e Gazës kanë hyrë ilaçe dhe ndihma në kuadër të zbatimit të marrëveshjes që u njoftua dje në dobi të civilëve Rripin e Gazës, përfshirë edhe pengjet izraelite", tha Al-Ansari.
Dje, Katari njoftoi se mes Izraelit dhe Hamasit u arrit marrëveshje që përfshin hyrjen e ilaçeve dhe ndihmës humanitare për civilët në rajon, në këmbim të dorëzimit të ilaçeve ndaj pengjeve në Gaza.
Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Katarit, zëdhënësi i ministrisë, Majed Al-Ansari, ka theksuar se mes Hamasit dhe Izraelit është arritur një marrëveshje për dërgimin e ilaçeve dhe ndihmave humanitare për civilët në Rripin e Gazës, kryesisht për rajonet më të prekura dhe të dëmtuara, në këmbim të dërgesës së ilaçeve të nevojshme për pengjet izraelit në Rripin e Gazës.
Sipas ushtrisë izraelite, në Rripin e Gazës ndodhen edhe 136 pengje izraelite.
Në "pauzën humanitare" e cila filloi më 24 nëntor 2023 ndaj konflikteve në Gaza me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit dhe e cila u zgjat më pas për 3 ditë, u liruan reciprokisht 81 pengje izraelite dhe 240 palestineze./aa