Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Bullgari këtë të enjte në një vizitë zyrtare, ku pritet të takohet me kryeministrin Nikolai Denkov dhe zëvendëskryeministren Maria Gabriel.

 

Pritet që gjatë takimeve të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për integrimin euroatlantik të Ukrainës dhe një memorandum për bashkëpunim në fushën e energjisë.

 

Më vonë gjatë ditës, kryeministri Denkov dhe zëvendëskryeministrja Maria Gabriel do të organizojnë një diskutim me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, ambasadorëve, politikanëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

 

- Advertisement -

 

“Do të zhvilloj bisedime të rëndësishme me kryeministrin Nikolai Denkov, do të takohem me presidentin Rumen Radev, me përfaqësues të qeverisë, deputetë, politikanë dhe gazetarë. Mbështetje e Bullgarisë në fushën e mbrojtjes, integrimeve euroatlantike dhe NATO-s”, shkroi presidenti Zelensky pak përpara se të ulej në Sofie.

 

Vizita e tij u mbajt në fshehtësi të plotë dhe kohët e parashikuara të uljes ndryshuan disa herë. Fillimisht pritej që avioni të ulej rreth orës 10:40. Zelensky mbërriti në Sofje me një fluturim nga Kishinau. Edhe pse ishte paralajmëruar pasditen e së martës, vizita nuk u konfirmua zyrtarisht deri në mëngjesin e sotëm, kur një gjë të tillë e bëri kryeministri Nikolaj Denkov.

 

Pas takimeve me kryeministrin dhe presidentin gjithashtu është planifikuar një paraqitje në Muzeun Historik Kombëtar. Një agjend zyrtare i vizitës nuk është bërë i ditur, gjë që është normale në raste të tilla.