Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarre në Roçarainola, në provincën e Napolit.

 

Mediat vendase shkruajnë se nga shpërthimi dyshohet se mund të ketë edheviktima por akoma nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë.

 

Fabrika ndodhet në një zonë të izoluar, në Gargani, në komunën e Roçarainola. Shpërthimi, i fuqishëm, është ndjerë në një zonë të gjerë. Nga vendi i shpërthimit ngrihet një kolonë e lartë tymi e dukshme për milje.

 

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen karabinierët dhe zjarrfikësit.