22 shoferë janë vënë në prangat e Policisë Rrugore Tiranë gjatë një jave, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose nën ndikimin e lëndëve narkotike. Ndërsa 3332 drejtues mjetesh janë gjobitur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Nga kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, janë vënën në pranga 22 shoferë , për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike dhe për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.
Gjithahstu gjatë një jave policia rrugore ka ndëshkuar e gjobë 3332 shoferë,për shkelje të ndryshme.
- 261 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara;
- 586 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
- 55 masa administrative për xhama të errësuar;
- 352 masa administrative për mosdhënie përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha;
- 1487 masa administrative për mosvënie të rripit të sigurimit, nga drejtuesit e automjeteve;
- 367 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve;
- 224 masa administrative për parakalime të gabuara.