Lideri i Grupit Wagner, Prigozhin, ka lëshuar një mesazh të fuqishëm pas largimit nga territori rus, pas arritjes së marrëveshjes me Presidentin Vladimir Putin.

 

“Dua ta keni të qartë se marshimi ynë për drejtësi synoi t’i jepte fund tradhtarëve dhe të mobilizonte shoqërinë dhe mendoj se e kemi arritur qëllimin tonë në një masë të madhe”, tha ai në Telegram. Në këtë kuadër, kreu i mercenarëve ka theksuar se “sot më shumë se kurrë është e nevojshme mbështetja juaj”.

 

Nga Bjellorusia, ku dyshohet se ndodhet aktualisht që kur u largua nga Rusia pas kryengritjes së udhëhequr nga Grupi Wagner, ai theksoi se “do të ketë fitore të reja në front”.

 

Prandaj, Prigozhin i ka bërë thirrje popullatës ruse që me besim të shohin triumfet e reja në front në të ardhmen e afërt, megjithëse nuk ka dhënë më shumë detaje për planet e tij.