Në sulmin nga territori libanez ndaj Izraelit, një person ka vdekur dhe 7 të tjerë janë plagosur.

Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN thuhet se nga sulmi i kryer me raketë antitank nga territori libanez ndaj vendbanimit izraelit Margaliot, ka mbetur i vrarë një person dhe 7 të tjerë janë plagosur.

Në deklaratën e Shërbimit të ndihmës emergjente izraelite "Ylli i Kuq i Davidit", thuhet se si pasojë e sulmit me raketa të kryer nga territori libanez, janë plagosur 2 punëtorë tajlandezë.

Lëvizja e Hezbollahut në Liban nuk ka dhënë ende deklaratë për sulmin ndaj vendbanimit Margaliot.

Nga ana tjetër, sipas lajmit të agjencisë zyrtare libaneze NNA, ushtria izraelite goditi rrethinat e qyteteve Merkaba dhe Hula në jug të Libanit me zjarr të rëndë artilerie dhe bomba fosfori.

Në përleshjet midis ushtrisë izraelite dhe Lëvizjes Hezbollah në jug të Libanit që nga 8 tetori 2023, kanë humbur jetën 229 anëtarë të Hezbollahut, 45 civilë libanezë, 11 nga Lëvizja Amal, 12 anëtarë të Hamasit dhe 12 anëtarë të Xhihadit Islamik, 6 civilë izraelitë dhe 11 ushtarë izraelitë./aa