Policia e Vlorës ka arrestuar një 34-vjeçar pasi akuzohet për mashtrim. Mësohet se, shtetasi i identifikuar me inicialet D.K. nga Kuçova, merrte automjete me qira ditore dhe nuk i kthente.

 

Sipas policisë, ai i merrte automjetet me qëllim që t’i shiste në pika skrapi. Policia u vu në lëvizje pas denoncimeve të disa personave.

 

“Nga veprimet hetimore të kryera nga Policia ka rezultuar se shtetasi D. K. merrte në mënyrë të vazhdueshme, automjete me qira ditore, në subjekte që ofrojnë këtë shërbim, në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes.”, njoftoi policia.