Valter Bami i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës, ka mohuar sërish që ai të jetë pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentian Bejtjes në Krujë., ku humbi jetën Ramazan Sino.

 

Gjatë marrjes në pyetje në drejtorinë e Policisë së Tiranës Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi.

 

Burime nga policia bëjnë me dije pë “Klan News”  se janë të bindur se 37 vjeçari ka qëlluar me armë zjarri atë natë. Evidentimi i shenjave të barutit është bërë ne mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër arrestit për Bamin.

 

Sipas informcioneve, shenjat e barutit janë konstatuar në kyçin e dorës të Bamit, pasi dyshohet se kur ka qëlluar me armë ai ka përdorur doreza dhe për këtë arsye gishtat dhe pjesa tjetër e dorës del e pastër.

 

Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të armëmbajtjes pa leje. Bashkë me 37 vjeçarin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin ne shoqërinë e Bamit. Pasi janë marrë në pyetje ata pritet të lirohen pasi nuk janë ngritur akuza ndaj tyre.