Shakira bëri një hyrje epike në Javën e Modës në Paris të mërkurën, duke marrë pjesë në shfaqjen e Viktor & Rolf Haute Couture e veshur me një pallto të bardhë të zbukuruar me një fjalë të vetme me shkronja gjigante tredimensionale: “JO”.

 

Menjëherë fansat e lidhën këtë detaj me Pique dhe sipas tyre Shakira po i dërgonte një mesazh ish-partnerit të saj.

 

 

Dhe megjithëse duhet ta pranojmë se Viktor & Rolf është një markë që shpesh prodhon veshje të ‘çmendura’, si koleksioni i tyre i vitit të kaluar që përfshinte fustane me kokë poshtë, ne nuk mund të mos mendoj se edhe zgjedhja e veshjes së Shakirës po thoshte diçka.

 

Në fund të fundit, ajo zyrtarisht ka bërë një rikthim në daljet publike pas ndarjes së saj nga Gerard Pique vitin e kaluar. A mund të jetë kjo një “JO” për thashethemet për jetën e saj? Një “JO” për të gjitha lajmet mbi ndarjen e tyre? Ndoshta një “JO” për Piqué në tërësi? Kush e di!

 

Kujtojmë që edhe këngët e saj të fundit, janë komentuar shpesh si histori që lidhen me ndarjen e saj nga Pique.