Kryeministri Edi Rama vijon sot ditën e dytë të turit të tij në Ballkanin Perëndimor.

 

Pas takimeve në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë një ditë më parë, Rama do të shkojë sot në Bosnje-Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në fund do ta përmbyllë turin në Serbi.

 

Në një status në rrjetet sociale, Rama shprehet:  “Me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”.

 

Në orën 10:55 të paradites së sotme, Kryeministri do të takohet me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo. Pas takimit bilateral dhe mes delegacioneve, Rama-Kristo do të kenë një konferencë të përbashkët shtypi në orën 11:40.

 

Në orën 13:45, Rama do të pritet në Mal të Zi nga Kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç. Dhe në orën 15:40, sipas axhendës, të dy Kryeministrat do të dalin në konferencë shtypi. Ndërsa në orën 16:00, kreu i qeverisë shqiptare do të ketë takim dypalësh me Presidentin malazez Jakov Milatoviç.

 

Pas Malit të Zi, Rama do të niset drejt Beogradit ku në orën 19:30 do të takohet me Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe në orën 20:00 të dy do të dalin në konferencë shtypi