Këtë të premte (7 korrik) të gjithë nxënësit mund të regjistrohen në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024. Procedura është fare e lehtë në portalin e-Albania. Afati për t’u regjistruar zgjat deri në 20 korrik.

 

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti (online, jo dorazi)

 

-  Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës);

-  Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive);

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka ndarë lajmin për të gjithë nxënësit dhe prindërit ne rrjete sociale si dhe u ka uruar suksese.

 

“Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e  nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.

 

Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.

 

Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor!”- shkruan Kushi.

 

Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën:

 

[email protected].