Festim Bexhdili, i dënuar nga GJKKO me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në janarin e vitit 2020, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Festim Bexhdili gjithashtu dyshohet se ka dijeni di vendin ku mund të jetë groposur Jan Prenga. Pas rrëmbimit ai u dërgua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, ku Festim Bixhdili punonte si ishte kopshtari.

 

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, Jan Prenga dyshohet se u dhunua për vdekje dhe asgjësimi i trupit ka dyshime se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit.

 

Për ngjarjen u arrestuan Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj. Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth. Familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.

 

 

 

Njoftimi i plotë:

 

 

Titulli i çështjes:  PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR

 

Dorëzuesi:   FESTIM BEXHDILI

 

Data e regjistrimit: 23.05.2023

 

Tipi i çështjes: Ç.Penale Themeli / Rrëmbimi ose Mbajtja Peng e Personit (Neni 109 K.P)

 

Inicializuar:  Rekurs

 

Statusi i çështjes:  Regjistrim

 

Ardhur prej:

 

Objekti i padisë/akuzës:  Kryerja e veprave penale “Rrembimi ose mbajtja peng e personit” kur eshte shkaktuar vdekja e kryer ne bashkepunim ne formen e posacme te grupit te strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, e kryer ne bashkepunim ne formen e posacme te grupit te strukturuar kriminal; “Fshehja ose asgjesimi i kufomes”, e kryer ne bashkepunim ne formen e posacme te grupit te strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Veprime qe pengojen zbulimin e se vertetes”, te parashikuara nga nenet 109/3-28/4, 278/1-28/4, 303-28/4, 333/a/, 334/1, 301-25 te Kodit Penal.

 

Baza ligjore: Nenet 109/3-28/4, 278/1-28/4, 303-28/4, 333/a/2, 334/1, 301-25 te Kodit Penal.

 

Objekti i kundërpadisë:

 

Baza ligjore e kundërpadisë:

 

Palët:

 

Kërkues: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR

 

I Pandehuri:  FESTIM BEXHDILI ; OLSI TURJA

 

Relatori: Sokol Binaj