Futbollisti shqiptar i kombëtares zvicerane Granit Xhaka është lojtar i ri i klubit gjerman të Bundestligës Bayera Leverkusen.

 

Drejtuesit e Bayer Leverkusenit kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar kontratë pesëvjeçare me 30-vjeçarin Xhaka.

 

Mesfushori Xhaka sezonin e kaluar luajti 47 ndeshje me fanellën e klubit londinez Arsenal, duke shënuar nëntë gola dhe shtatë asistime./AA