Një qen portugez 31-vjeçar, Bobi, hyri në Rekordet Botërore Guinness si “qeni më i vjetër ndonjëherë në Tokë”.

 

Bobi është një racë e pastër “Rafeiro do Alentejo”, racë qensh roje bagëtish me një jetëgjatësi mesatare prej vetëm 12-14 vjetësh. Ai tani ka arritur të jetojë më shumë se dyfishin e jetës mesatare.

 

Me datëlindjen më 11 maj 1992, Rekordet Botërore Guinness sot e përshkruan atë si “jo vetëm qenin më të vjetër që jeton, por qeni më i vjetër ndonjëherë.”

 

“Ai ka jetuar gjithë jetën e tij me familjen Costa në fshatin Conqueiros, në Leiria të Portugalisë”, shtohet në deklaratë.

 

Ndërkohë, pronari i tij Leonel Costa tha se një nga arsyet e rëndësishme për jetëgjatësinë e qenit të tij të dashur është se ai ka jetuar gjithë jetën e tij larg qytetit në një mjedis të qetë dhe paqësor.

 

Bobi, i cili nuk është lidhur kurrë, ka qenë gjithmonë i lirë të zbulojë pyjet dhe fermat aty pranë, vuri në dukje Costa.

 

“Qeni portugez ka thyer një rekord pothuajse shekullor; qeni i mëparshëm më i vjetër ndonjëherë, Bluey (1910-1939), ishte një qen australian i bagëtive i cili ishte 29 vjeç e 5 muajsh”, sipas Rekordeve Botërore Guinness./AA