Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kërkoi nga Evropa që të kryejë sa më shpejt të jetë e mundur dorëzimin e avionëve dhe armëve të rënda për vendin e tij.

 

Pas vizitës në Londër, Zelenskyy vizitoi Parisin dhe në Pallatin Elysee mbajti një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

 

Zelenskyy bëri të ditur se është i kënaqur që ndodhet në Paris dhe tha se vizita e tij do të ndihmojë në forcimin e unitetit të kontinentit të Evropës.

 

Duke rikujtuar se Franca dhe Gjermania kanë bërë ndihma me armë për Ukrainën, Zelenskyy theksoi se nevoja e vendit të tij për armë ende nuk ka përfunduar.

 

Ai i bëri thirrje Evropës që të kryejnë në mënyrë të shpejtë dorëzimin e avionëve dhe armëve të rënda për vendin e tij.

 

"Sa më shpejt që Ukraina të marrë armë të rënda me rreze të gjatë, sa më shpejt që pilotët të tanë të marrin avionë, aq më shpejt do të përfundojë ky agresioni rus dhe paqja do të rivendoset në Evropë", u shpreh Zelenskyy.

 

Edhe Macron e konsideroi Zelenskyy-n të guximshëm dhe të sinqertë dhe shtoi se "angazhimi i tij është mbresëlënës".

 

Macron garantoi presidentin ukrainas se do të vazhdojë vullneti i Francës dhe Evropës për të dërguar armë, duke shtuar: "Ukraina mund të na besojë ne për të ndërtuar paqen".

 

Më tej Macron mbrojti idenë e tij se gjithçka që është bërë për Ukrainën është angazhim i ardhshëm ndaj Evropës.

 

Kancelari Scholz tha se ukrainasit janë të guximshëm, heronj dhe të vendosur.

 

Pasi theksoi se janë të vendosur në angazhimet e tyre kundrejt Ukrainës, Scholz rikujtoi se vendi i tij krahas ndihmave financiare dhe humanitare ndaj Ukrainës, ka kryer edhe ndihmë me armë të rënda, sisteme ajrore dhe tanke luftarake.

 

Po ashtu Scholz theksoi se do të vazhdojnë ndihmën me armë për Ukrainën./AA