Meksika është tronditur nga detajet e vrasjes brutale të një gruaje nga bashkëshorti i saj 32-vjeçar, i cili pasi e vrau, ia hëngri trurin dhe i dogji kafkën.

 

 

Vrasësi i quajtur Alvaro u arrestua më 2 korrik, pasi vrau nënën e pesë fëmijëve më 29 qershor, ku dyshohet se ishte nën efektin e drogës.

 

Gjatë marrjes në pyetje në polici, 32-vjeçari pretendoi se urdhri për krimin e tij ishte dhënë nga “djalli” dhe “Santa Muerte”.

 

 

Ka qenë vetë ai që ka bërë të ditur krimin e tij brutal me një telefonatë.

 

Sipas nënës së viktimës ai mori njërën nga vajzat dhe i tha të shkonte të merrte nënën e tij se e ka vrarë dhe e ka futur në thasë.  Sipas saj, 32-vjeçari ka copëtuar trupin e vajzës së saj me një hanxhar, një çekiç dhe një daltë.

 

“E mora duke qarë dhe e pyeta pse e bëri këtë. Fëmija im nuk ishte njeri i keq”, tha nëna e viktimës.

 

Dyshohet se autori i ka thënë nënës së 32-vjeçare se vajza e saj nuk ka vuajtur kur vdiq.

 

Familja e viktimës tregon se 32-vjeçari ka rrahur pesë fëmijët e moshës 12 deri në 23 vjeç dhe i ka abuzuar seksualisht, konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe ka qenë i varur nga droga.