Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndodhet në një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ku shpehu vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Në konferencën për shtyp, së bashku me homologun azer Ilham Aliyev, Begaj shprehu falënderimet për mbështetjen që Azerbajxhani i ka dhënë Shqipërisë, sidomos pas tërmet tragjik në vitin 2019.
Miku i mirë njihet në ditë të vështirë, tha Begaj. “Shtetet nuk harrojnë. E tillë ka qenë mbështetja e Azerbajxhanit ndaj Shqipërisë gjatë tërmetit. Miku i mirë njihet në ditë të vështirë. I shpreha bindjen Presidentin se edhe në vijim do të mbahet ky ritëm shumë i mirë bashkëpunimi. Këtë vit bëhen 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe ne kemi mjaft arsye për të qenë krenar për këto marrëdhënie, të cilat janë sot më të mira se kurrë ndonjëherë. I shpreha vlerësimin tim presidentin Aliyev për kontributin e tij për forcimin e tyre (marrëdhënieve)“.
Dy presidentët u ndalën te bashkëpunimi në sektorin energjetik. Duke folur për rolin dhe përfitimet e Shqipërisë nga gazsjellësi TAP, Begaj tha se Shqipëria si vend strategjik, është e gatshme të ndërmarrë hapa të shpejtë në gazifikimin e vendit.
“Shqipëria dhe Azerbajxhani janë të lidhura ngushtë në sektorin energjetik. TAP është tashmë një histori e konsoliduar suksesi. Përfitimet e Shqipërisë kanë qenë të shumta, si në planin ekonomik, edhe në forcimin e peshës strategjike të Shqipërisë.
Gazsjellësi adriatiko-jonian do të kontribuojë edhe në tej në rolin e Shqipërisë si shpërndarëse e gazit në rajon. Presidentit Aliyev i shpreh vullnetin e Shqipërisë për ndërmarrjen e hapave të shpejtë në kuadër të gazifikimit të vendit, në bashkëpunim të ngushtë me Azerbajxhanin. Shqipëria është vend strategjik i gazit dhe ky është një realitet tashmë. Shqipëria, një vend përfitues i tranzitimit të gazit është një objektiv për realizimin e të cilit vendi ynë është i gatshëm të thellojë edhe më tej bashkëpunimin.
Shqipëria si vend tranzitues i gazit dhe ky është një realitet tashmë, është një realitet për realizimin e të cilit vendi ynë është i angazhuar të thellojë edhe më tej bashkëpunimin”.