Kryeministri Edi Rama ndodhet në Sarajevë në ditën e dytë të turit ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit.

 

 

Rama sot do zhvillojë takime me krerët e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë në kuadër të Procesit të Berlinit.

 

Kreu i qeverisë u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Elmedin Konakoviç. Më pas do të zhvillojë takim dhe konferencë të përbashkët me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Borjana Kristo.