Alergjia e shkaktuar nga pickimi i bletës mund të kthehet në një faktor pengues për shumë njerëz që të shijojnë ditët e bukura të verës. Pickimi i bletës mund të jetë i padëmshëm në shumë raste, ndërsa në disa të tjera mund të shkaktojë një reagim alergjik që shpesh është i fortë.

Më poshtë do të gjeni disa metoda natyrale për trajtimin në rastet e pickimit nga bleta:

 

Shkaqet reagimit alergjik ndaj pickimit të bletës

 

Alergjia nga pickimi i bletës mund të manifestohet me një skuqje dhe enjtje të zonës së thumbuar.

 

Thumbi i bletës mund të ngelet i bllokuar në lëkurë duke shkaktuar dhembje dhe enjtje. Sipas të dhënave helmi nga ana tjetër mund të shkaktojë një reagim të ashpër të imunitetit, sidomos në herën e parë të thumbimit. Nëse dikush është alergjik nga natyra, pickimi i bletës e nxit imunitetin të prodhojë antitrupa që zakonisht kanë synimin të mbrojnë trupin nga substancat e rrezikshme.

 

Por si kundërpërgjigje e pickimit të bletës këto antitrupa nxisin një reagim të papërshtatshëm si enjtja ose problemet me frymëmarrjen.

 

 

Simptomat alergjike të pickimit të bletës

 

Simptomat alergjike të pickimit të bletës janë të gjitha në varësi të individit.

 

Nëse ai ose ajo është alergjik/e nga natyra, atëherë simptomat mund të jenë më të ashpra. Shumica e simptomave nuk kanë nevojë për këshillim mjekësor dhe janë kryesisht të kufizuara në zonën e thumbuar.

 

Simptomat më të zakonshme janë :

 

Dhimbje dhe djegie

Skuqje dhe gufim të lëkurës

Nëse reagimi alergjik është i një niveli të mesëm, atëherë enjtja zhduket brenda një periudhe prej 24-48 orësh. Nëse reagimi është ekstrem atëherë mund të përjetoni enjtje të gjuhës, fytit, vështirësi në frymëmarrje, të vjella, rrahje të shpejta zemre dhe acarim të lëkurës.

Trajtimi dhe parandalimi

Pas pickimit të bletës hiqni thumbin e saj duke përdorur një pickatore.

 

Heqja e thumbit kufizon sasinë e helmit të lëshuar në gjak. Nëse reagimi alergjik është i ashpër atëherë duhet të drejtoheni menjëherë në qendrën mjekësore më të afërt. Në lidhje me parandalimin, secili prej nesh duhet të sigurohet që të jetë i mbuluar nga krahët dhe këmbët, të shmangë rroba shumëngjyrëshe ose me lule që tërheqin bletët dhe të shmangë parfumet e rënda.

 

Metodat natyrale kundër pickimit nga bletët 

 

Mjaltë

 

Për të trajtuar pickimin nga bleta mund të përdorni pak mjaltë. Udhëzohet që të aplikoni pak mjaltë në zonën ku është pickuar lidheni me një fasho dhe mbajeni për një orë. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

 

Soda e bukës

 

Një masë e përgatitur me ujë dhe sodë buke do të ndihmojë menjëherë në parandalimin e enjtes së zonës së pickuar, dhimbjet dhe skuqjen e lëkurës.  

 

Uthulla e mollës

 

Uthulla e mollës ndihmon në neutralizimin e thumbit të bletës. Lagni pak pambuk me uthull mollë dhe mbajeni për 15 minuta.

 

Pasta e dhëmbëve

 

Aplikoni pak pastë dhëmbësh në zonën e lëkurës ku ka pickuar bleta. Mbajeni përreth 30 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët./AgroWeb.org