Ndonëse janë vëllezër Princ William dhe Princ Harry prej disa kohësh tashmë nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Sipas një burimi të afërt me familjen mbretërore çdo gjë filloi kur Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle dhanë një intervistë për Orphan Winfrey në mars të vitit 2021.

 

William në atë kohë ishte shumë i shqetësuar, as nuk hante dhe as nuk pinte, pasi gjatë intervistës vëllai i tij dhe dukesha e Sussex-it pa cituar emrin pretenduan se një antarë i familjes mbretërore vuri në dyshim ngjyrën e lëkurës së fëmijës së tyre të porsalindur, Princit Archie.

 

“Unë e kam dëgjuar këtë për një kohë të gjatë tani nga shumë burime të ndryshme … në fillim të asaj interviste të Oprah, William u sëmur nga shqetësimi. Ai nuk po hante dhe po fshihej. Ai shkoi në një rezidencë mbretërore për një periudhë kohe për t’u shkëputur nga bota. Ai ishte i rrënuar. Dhe ajo që Kate po bënte ishte të qëndronte pranë burrit të saj. Kate tha: ‘Unë duhet të qëndroj  për këtë djalë dhe ta mbroj atë. Ai po shkatërrohet nga kjo’”, tha burimi.

 

Kujtojmë që Princ Harry dhe Meghan Markle kanë ndërprerë përfundimisht të gjitha lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar. Çifti të cilët dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në 2020, kanë dorëzuar çelësat e rezidencës Frogmore Cottagey pas kërkesës nga familja mbretërore.

Ndërsa nga ana tjetër së fundmi është publikuar një raport financiar i familjes mbretërore britanike në të cilin zbulohet se sa pagë vjetore merr William, Princi i Uellsit.

Ai merr një pagë vjetore prej gati gjashtë milionë paund. Të ardhurat e tij u rregulluan që në vitin 1337 nga Karta e Madhe e Mbretit Eduard III, me të cilën mbreti ia la të ardhurat nga Dukati i Cornwall djalit dhe trashëgimtarit të tij të madh.