Me siguri e keni dëgjuar këngën e re të Dua Lipas, “Dance The Night”, pjesë e albumit “Barbie”, por a e keni vënë re ngjashmërinë e saj më një këngë shqiptare? Ndoshta ju jo, por TikTok-ut nuk i shpëton asgjë.

 

 

Një tiktoker i njohur ka vënë re se melodia e saj ngjason shumë me atë të këngës “Fouristrada”, e cila është publikuar shumë vite më parë nga grupi i vajzave “Spirit Voice”.

 

Ngjashmërinë e ka konfirmuar edhe vetë ish-anëtarja e grupit, Soni Malaj, e cila e ka ripublikuar postimin e tiktokerit, ku janë bashkë të dyja këngët dhe dëgjohet qartë melodia e tyre.

 

“Prive.al” ka kontaktuar këngëtaren dhe kompozitorin e këngës në lidhje me situatën.

 

 

“Kënga është kompozuar nga Alban Karabashi, me tekst të Alqi Bonjakut në vitin 1997 dhe interpretuar nga ‘Spirit Voice’ në ato vite. Në refren, kënga ka ngjashmëri të madhe, por duhet një analizë e mirëfilltë nga ana muzikore e me një staf profesionistësh shqiptarë e të huaj që të arrijnë në një konkluzion”, u shprehën ata.

 

Të pyetur nëse janë kontaktuar nga menaxheri i Duas, ata thanë:

 

“Nuk jemi kontaktuar në asnjë rrethanë e as në një takim me realizuesit e projektit të Dua Lipës. Intensiteti në TikTok është një indicie reale që ne (Alban Karabashi dhe Soni Malaj si lidere e grupit) të marrim në konsideratë seriozisht çështjen.”

 

Ndër të tjera, ata zbuluan edhe hapat që do të ndjekin për hitin e dikurshëm “Fuoristrada”:

 

“Hapi i parë që do ndjekim është kontakti midis nesh dhe përfaqësuesve të Dua Lipës për të ditur realisht indicien e tyre në realizim. Është marrë “Fuoristrada” si referencë mzukore meqë ka mbi 25 vite që është kompozuar, apo bëhet fjalë për koinçidencë artistike? Të gjitha opsionet janë të hapura dhe për t’u sqaruar fillimisht përmes ndërmjetësimit e bisedës me të githa palët. Pastaj verifikimi i qartë e profesional nga ana jonë sa i përket kompozimit. Dhe së fundmi, do drejtohemi tek një studio ligjore që të ketë të drejtën e përfaqësimit ndërkombëtar për “Fuoristrada”, u shprehën ata.