Teksa kryeministri Edi Rama e mbylli turin e tij ballkanik në Beograd, ku mbajti dhe një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç, ata kanë darkuar së bashku.

 

 

 

BalkanWeb mëson se menjëherë pas konferencës për shtyp, kryeministri Rama dhe Presidenti Vucic janë zhvendosur në një ambient tjetër për të diskutuar mbi zhvillimet e rëndësishme në rajon, në mënyrë të veçantë mbi situatën në veri të Kosovës.

 

Po ashtu raportohet se darkës i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill. Për më tepër shihni fotot.