Pensionistët do të marrin 5 mijë lekë nga taksa speciale për prodhuesit e energjisë.  Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë. Sipas kryeministrit pensionistët do të marrin 5 mijë lekë duke filluar nga pensioni i ardhshëm.

 

“Jemi sot në kushtet kur mund të ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë në radhë të parë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, do ta mbajmë. Sot nuk kemi vetëm zotimin e përgjithshëm, por kemi edhe informimin konkret se për pensionistët do të kenë 5 mijë Lekë të reja që do të shkojnë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme”,-tha Rama.