70 milionë përdorues të rinj u regjistruan në aplikacionin Threads në më pak se 48 orë, që është më shumë se dy herë nga sa kishte në 24 orët e para të prezantimit.

 

Pronari i Meta, i cili gjithashtu zotëron Threads, Mark Zuckerberg, vlerësoi se i ka kaluar shumë pritshmëritë e tyre, raporton Guardian.

 

Ai tha se dëshironte që Threads të shpërndante pozitivitet, ndryshe nga platforma rivale Twitter, e cila ka më shumë se 250 milionë përdorues dhe sipas Zuckerberg ishte bërë shumë jomiqësore ndaj individëve.

 

 

”Qëllimi është të mbetemi miqësor ndërsa zgjerohemi. Mendoj se është e mundur dhe se në fund do të jetë çelësi i suksesit tonë,” – u shpreh ai.

 

Më herët sot, Twitter kërcënoi se do të padiste Zuckerberg.

 

“Ne kërkojmë që Meta të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të ndaluar përdorimin e ndonjë prej sekreteve tregtare të Twitter ose informacione të tjera tepër konfidenciale”, tha Twitter.

 

Pronari i Twitter, Elon Musk, nga ana tjetwr u shpreh se “konkurrenca është në rregull, por mashtrimi jo”.