Një aksident me pasojë vdekjen e një 61-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Delvinë.

 

 

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur  “Ura e Gajtarit”, ku automjeti tip “Benz” me drejtues I. D., 61 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç,

 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim.

 

 

Disa orë pas aksidentit, shtetasi I. D., banues në Sarandë ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi N. B.

 

Grupi hetimor vijon punën per sqarimin e rrethanave të aksidentit.