Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e Danjela Nezës, 28-vjeçares me origjinë shqiptare e vrarë në Savona.
Vrasja ka ndodhur gjatë mesnatës të së premtes në kopshtet e Piazza delle Nazioni, ngjitur me stacionin hekurudhor, ku viktima është qëlluar me armë zjarri në kokë nga ish i dashuri i saj.
“Vrava një grua, hajde më merrni…”, këto kanë qenë fjalët që Safayou Sow, 27-vjeçarit nga Guinea, u tha policëve menjëherë pasi i mori jetën Danjelës.
Sipas raportimeve, kishin dalë në një takim të fundit, ndoshta për të sqaruar gjithçka dhe për t’u rikthyer sërish me njëri-tjetrin. Por gjithçka rezultoi ndryshe.
“Ne patëm një përleshje,” tha Sefayou.
Kështu ai hapi bagazhin e makinës dhe nxori një pistoletë pa leje, duke ia drejtuar Danjelës, mbi të cilën ka qëlluar duke e lënë të vdekur.
Sefayou pas ngjarjes fillimisht hodhi armën në shkurret e shtratit të luleve, më pas nxori celularin dhe telefonoi policinë.
“Ejani të më merrni se kam vrarë një grua”, ka thënë ai.
Sipas mediave italiane, është detyra e autoriteteve në Savona të verifikojnë versionin dhe të sqarojnë atë që është ende e paqartë. Sefayou nuk ka precedentë penal dhe është i ligjshëm në territorin kombëtar.
Nga ana tjetër,Danjela rezulton me precedentë penalë në polici për grabitje dhe shpërndarje droge. Deri mbrëmjen e shkuar ajo nuk kishte raportuar asnjë episod dhune me të riun nga Guinea.