Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor të Türkiyes (YSK), Ahmet Yener, ka njoftuar se ndalesa e transmetimit lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Türkiye është hequr në ora 18:30 me kohën lokale

 

Në deklaratën për mediat, Yener tha se zgjedhjet në mbarë vendin kanë përfunduar në mënyrë të qetë, ndërsa procesi i votimit ka përfunduar të gjithë vendin në ora 17:33 me kohën lokale.

 

Pas mbylljes së votimit, filloi numërimi i votave për të përcaktuar rezultatin e garës presidenciale midis presidentit Recep Tayyip ErdoÄŸan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit të opozitës më të madhe, Kemal KılıçdaroÄŸlu, dhe kandidatit Sinan OÄŸan.

 

Mbi 24 parti politike dhe mbi 151 kandidatë të pavarur për deputetë ishin në garën e sotme në zgjedhje.

 

Në garë ishin pesë blloqe shumëpartiake: Aleanca Popullore, Aleanca Kombëtare, Aleanca ATA, Aleanca e Punës dhe Lirisë, si dhe Aleanca e Unionit të Forcave Socialiste./AA