Kapiteni i Francës dhe PSG, Kylian Mbappe aktualisht po shijon pushimet, pavarësisht zërave të meraktos që e çojnë te Real Madrid dhe përplasjes së fortë me klubin, që kërkon ta shesë për të mos e humbur në 2024 si transferim i lirë.

 

24-vjeçari i shkroi një letër PSG-së ku shprehte synimin e tij për t’u larguar nga klubi kur t’i skadonte kontrata vitin e ardhshëm, por Presidenti Nasser Al-Khelaifi tha se nuk do ta lërë francezin të largohet falas.

 

Gjashtë lojtarë të PSG-së që atëherë janë ankuar në klub për komentet e Mbappe në intervistën e tij fundit, ndaj gjasat janë që PSG ta shesë yllin francez këtë verë.

 

Klubi i ka dhënë sulmuesit afat deri më 31 korrik për të vendosur të ardhmen, por deri atëherë Mbappe duke se ka vendosur të endet si një zog i lirë.

 

Pak pasi u filmua në SHBA duke kërcyer me modelen Kendall Jenner, 24-vjeçari ka fluturuar drejt Kamerunit, vendit të tij të origjinës.

 

Mbappe vizitoi Djebale, fshatin e lindjes së babait të tij Wilfried Mbappé. Fshati ndodhet në një ishull në Kamerun.

 

Ajo çka ra në sy gjatë vizitës së Mbappe ishin masat e rrepta të sigurisë që qeveria kishte ndërmarrë. Ylli i PSG shoqërohej me disa autoblinda dhe forca të shumta ushtarake për të garantuar sigurinë e tij.

 

Pavarësisht autokolonës ushtarake që mbronte Mbappe, ylli i PSG-së gjeti kohë për të luajtur futboll me fëmijët vendas.