Sokol Cikalleshi shpreson që të tundë rrjetën në ndeshjen që Koniaspor luan ndaj ish-skuadrës së tij, Bashakshehir. Jo vetëm si “hakmarrje” ndaj ekipit që nuk besoi te ai disa vite më parë, por edhe për të synuar një rekord të ri për karrierën e tij.

Nëse gjen rrjetën këtë fundjavë, Sokol Çikalleshi do të realizojë golin e tij të 27 në kampionatin turk me fanellën e Koniaspor, duke u bërë golashënuesi më i mirë i huaj me këtë skuadër në Superligë. Ai aktualisht ndan rekordin me Riad Bajiç, boshnjakun i cili ka luajtur të ky klub në dy periudha të ndryshme të karrierës së tij.

Ndërkohë, mes futbollistëve turq, është Omer Ali Shahiner ai që ka shënuar më shumë me fanellën e kësaj skuadre, duke u ndalur në kuotën e 36 golave te Koniaspor.