Ditën e djeshme Komisioni  i Etikës përjashtoi me 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetët të PD, pas kërkesës së bërë nga PS.

 

Deputetët e përjashtuar janë  Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

 

Po ashtu, këta deputet janë përjashtuar edhe nga pjesëmarrja në komisionet parlamentare.

 

Përjashtimi i deputetëve erdhi pasi demokratët bllokuan foltoren e Kuvendit, duke kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama për interpelancën e thirrur lidhur me çështjen “McGonigal”.