KQZ ka ndarë sot fondet për vitin 2024, 11 parti politike marrin 345.6 milionë lekë. Partia më e madhe që merr më shumë fonde është Partia Socialiste, e cila ka marrë 151.4 mln lekë, e ndjekur nga PD-ja, me 106.6 mln lekë.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri me dije se Partia e Lirisë ka marrë 15.5 milionë lekë, PSD 12.3 milionë lekë. Ndërkohë, Nisma Thurje merr 6.2 milionë lekë, PDIU 9.753.658 dhe PBDNJ 8.180.647, PR 11.488.669. Sakaq, “Rithemelimi” i Berishës nuk ka marrë asnjë qindarkë.

Partitë i marrin paratë kur të depozitojnë raportet financiare për vitin 2023.