Një nënë 54-vjeçare ka bërë ditën e djeshme një kallëzim në polici, për humbjen e djalit të saj, i cili rezulton i zhdukur  që prej datës 28 janar të këtij viti.

 

I riu, i cili prej dy vitesh jetonte dhe punonte në Tiranë ka humbur kontaktet me familjen, pa lënë gjurmë.

 

 

“Ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik, ka bërë kallëzim shtetasja S. E., 54 vjeçe, banuese në Cerrik, se që prej datës 28.01.2023, ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin S. E., 25 vjeç, i cili prej 2 vjetësh jetonte dhe punonte në Tiranë. Vijon puna për gjetjen e shtetasit S. E”, njofton policia.