Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Lusjan Sulo është arrestuar në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjetin tip "Benz Vito", 13 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.