Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku komentoi në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Gjatë fjalës së saj ajo bëri me dije se SPAK ka qenë në komunikim me Kuvendin dhe ka kërkuar të zbardhura dëshmitë e zyrtarëve të bëra në Komisionin Hetimor në tre javët e fundit të veprimtarisë së tij.

 

Tabaku u shpreh se qytetarët vazhdojnë ende të paguajnë për inceneratorët pavarësisht zbulimit të aferës dhe kërkoi që dosja të bashkohet në një.

 

“Tre persona sot në kërkim dhe pas asnjë pasurim dhe pa asnjë aset për të menaxhuar këtë projekt miliona eurosh. Ky komision korr një fitore emblematike dhe ndoshta të vogël. Mbi 11 padi janë dorëzuar në SPAK,. 50 persona janë dorëzuar me shpresën që edhe pjesa tjetër do të vazhdojë të hetohet.

 

I kam vendosur SPAK në dispozicion CD me prova dhe SPAK ka qenë në komunikim muajt e fundit me parlamentin e Shqipërisë dhe ka marrë të zbardhura dëshmitë e personave që kanë dëshmuar në këtë komision. Shteti është vendosur në dispozicion të një grup kriminal. Kur shteti kapet thuajse çdo gjë tjetër është e kapur. Ishte shumë e qartë për këdo që kjo aferë do të prekte fijet e një pushteti të padukshëm. Mbrojtja politike e organizuar nga maxhoranca. Sot kur tre persona janë para drejtësi maxhoranca nuk ka përgjegjësi individuale. Kushdo që i ka dalë për zot kësaj afere duhet të ishte para drejtësisë.

 

Ndërkohë që flasim inceneratori i Fierit ka kërkuar rritjen e kostos së pastrimit nga Bashkia e Fierit. Qyteti i Durrësit dhe Kavajës kanë rritur tarifat e pastrimit. Të gjithë bashkitë e qarqeve të Tiranës dhe jo vetëm janë duke i rritur tarifat e pastrimit. Si ka mundësi me kaq shumë arrestime, shqiptarët ende paguajnë për inceneratorët. Të gjitha duhet të bashkohen në një dosje të vetme. Koha është që dosja e inceneratorëve të ecë përpara. Unë besoj se shqiptarët i kanë sytë nga SPAK. Koha është të dëshmojmë se ka akoma edhe më shumë.  SPAK ka qenë në komunikim me parlamentin e Shqipërisë për dëshmitë e tre javëve të fundit”, deklaroi Tabaku.