Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Arben Kingji zhvilloi sot një takim me komandantin e Qendrës së Operacioneve të Kombinuara Ajrore (CAOC) Gjenerallejtënant Juan Pablo Sanchez De Lara.

Në takim u diskutua mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit.

Gjithashtu takimi u fokusua kryesisht në trajnimin e personelit të Forcës Ajrore, si rezultat i rritjes së kapaciteteve operacionale të kësaj strukture të rëndësishme të FA.

“Shqipëria po merr një rëndësi të re gjeostrategjike në rajon, e dëshmuar me inagurimin e bazës taktike ajrore në Kuçovë, si dhe shtimin e kontributeve tona në misionet e drejtuara nga NATO dhe organizmat e tjera ndërkombëtare”, theksoi Kingji./ata