12 persona, mes të cilëve 8 fëmijë, të cilët lundronin me skaf, janë shpëtuar falë ndërhyrjes në kohë nga efektivët e Forcës Detare, u shpreh sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

 

Ai theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “mjeti lundrues kishte pësuar defekt, në afërsi të Kepit të Rodonit. Ata u shoqëruan në Portin e Durrësit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”.

 

Peleshi gjithashtu apeloi pushuesit që të tregojnë  kujdes gjatë lundrimeve në det dhe të lajmërojnë në kohë për çdo problem.

 

“Ju lutemi pushuesve të tregojnë kujdes gjatë lundrimeve në det dhe të lajmërojnë në kohë për çdo problem!”, shkroi ai.