Një kopje e librit të shenjtë mysliman të Kuranit u dogj dhe u hodh para një xhamie në Gjermaninë jugperëndimore, tha grupi i Unionit Turko-Islamik për Çështjet Fetare (DITIB).

 

Ngjarja ka ndodhur para xhamisë Mimar Sinan në qytetin Maulbronn, që ndodhet në shtetin Baden-Wurttemberg, nga një automjet në lëvizje.

 

Osman Adibelli, drejtor i shoqatës së xhamive, tha se ngjarja ka ndodhur natën e së shtunës, më 8 korrik.

 

“Pas incidentit, kur shikuam pamjet e vëzhgimit të xhamisë sonë, pamë se një objekt ishte hedhur para xhamisë nga një automjet në rrugën kryesore. Rreth orës 4:45 të mëngjesit (0245 GMT), anëtarët tanë të xhematit që erdhën për faljen e mëngjesit vunë re një Kuran i djegur në hyrje të xhamisë”, tha ai në një deklaratë të hënën.

 

Adbelli tha se kanë bërë kallëzim penal për ngjarjen dhe shtoi: “Për shkak të reflektimit të dritave të automjetit duke iu afruar para xhamisë nuk e dimë numrin e targës ose numrin e personave të përfshirë në sulm”.

 

Duke shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e madh për sulmin, Adibelli njoftoi se është nisur një hetim.

 

Incidenti vjen pas djegieve të shumta ose përdhosjeve të kopjeve të Kuranit në vende të ndryshme evropiane, duke përfshirë djegien e një Kurani të profilit të lartë para një xhamie në Suedi, lejuar nga policia, duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

 

 

Udhëheqësit dhe politikanët myslimanë kanë theksuar se përdhosje dhe provokime të tilla nuk mbulohen nga ligjet për lirinë e shprehjes./TRT