Lulzim Maja, vëllai i Jashar Majës që u dhunua barbarisht bashkë me kushëririn Bilbilin nga anëtarë të fisit Rraja në një lokal në Thumanë, mori mesazhe kërcënuese në Facebook të hënën e 10 korrikut.

 

Mësohet se personi që ende nuk është identifikuar nga policia i ka përmendur plumbat dhe dhunën 43-vjeçarit, duke i shkruar se “ai do e shihte se çfarë do t’i bënte kur ta takonte nga afër”.

 

Të gjitha mesazhet kërcënuese janë administruar nga policia dhe Lulzim Maja është pritur nga vetë drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, që e ka garantuar se blutë do të identifikojnë sa më parë të jetë e mundur autorin e këtyre mesazheve.

 

Por këto nuk janë mesazhet e para kërcënuese ndaj Majës, teksa mesazhe të ngjashme ka marrë në rrjetin social TikTok edhe para aktit barbar të dhunës ndaj Jashar e Bilbil Majës, por në atë kohë nuk u ka kushtuar rëndësi.

 

Të gjitha kërcënimet, në Facebook dhe TikTok janë administruar nga policia dhe po hetohen për veprat penale “Kanosja” dhe Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, materiale që janë referuar edhe në Prokurorinë e Tiranës.