Bashkëshortja e balerinit shqiptar Kledi Kadiu, Charlotte ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale për djalin e saj të sëmurë, i cili në muajin gusht bën 2 vjeç.
“Gabriel një ditë do të të tregoj se sa i fortë je ti. Do të tregoj momentet që kemi qenë bashkë por edhe ato që nuk kam qenë fare. Do ta bëj sepse meriton të vërtetën absolute dhe të kujtoj se shpesh ngjitjet më të pjerrëta dhe më të vështira fshehin panorama që të lënë pa frymë.
Ti je tashmë ajo pamje për mua sepse çdo ditë e kaluar me ty është një shfaqje që ia vlen të paguash për biletën ❤️.”-shkruan në rrjetet sociale.
Edhe balerini shqiptar ka komentuar në statusin e bashkëshortes së tij. ‘Dashuria jonë e madhë”-shkruan ai.
Në muajin shtator ka qenë vetë Charlotte që ka folur për herë të parë për sëmundjen e djalit. Ajo falënderonte të gjithë njerëzit që i shkruanin dhe e mbështesin në këtë situatë kaq të vështirë për ta.
Sëmundja e Gabrielit të vogël.
Në muajin gusht Kledi dhe Charlotte u bënë prindër për herë të dytë ku erdhi në jetë Gabriel.
“13 ditë pasi erdhi në jetë I vogli shfaqi shqëtsimë si temperaturë të lartë
konvulsione të rënda, simptoma të një diagnoze mjaft komplekse, meningjit-encefalit”-tha ish-balerini i Amici në mars të vitit 2022.