Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë po diskuton sot në parim projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të dytë Mjekësi e Përgjithshme në IAL publike”. Ky projektligj detyron studentët e mjekësisë që të punojnë për 5 vite në vendin tonë, dhe më pas kanë të drejtë që të largohen nga Shqipëria, nëse do të shprehin interes.

 

E pranishme në komision ishte zëvendësministrja Mira Rakacolli, e cila dha argumentet se ky mbështetet vendimi i qeverisë.

 

 

 

“Ata që duan të studiojnë mjekësi, duhet të bëjnë kontratat e tyre. Në lidhje me arsyen se për kërkohet të bëhet ky ligj, në bazat tona shëndetësore, do të thotë; sigurim shëndetësor i aksesueshëm për vendet ku jetojmë. Në çdo pikë të vendit ka qendra shëndetësore, nga jugu në veri. Janë vënë politika meritokracie në punësim. Në vitet e fundit janë punësuar 1200 mjekë, janë rritur pagat. Nuk jemi te ato shifrat e frikshme, pasi shifrat e mjekëve për banorë, kanë ardhur në rritje. Ne mendojmë për të ardhmen, ndaj aspirojmë drejt shifrave të BE. Nuk është vetëm kjo politike që do të sigurojë ardhjen e mjekëve, por që nga shtimi i kuotave, në përmirësimin e kushteve dhe pagave. Ajo që po bëjmë ne sot është që t’i sigurojmë të ardhmen përmes sistemit shëndetësor qytetarëve. Ne duam që të shkojmë te ato shifrat që tha dhe zonja Kushi.”, tha Rakacolli.

 

 

Ndërkohë, deputetja e PD-së, Ilda Dhori mbështeti protestat e studentëve, duke shtuar se qeveria duhet të marrë masa të tjera për të kuptuar se ku e ka zanafillën, fenomeni i eksodit të mjekëve.

 

 

 

“Mendoj që për të korrigjuar këtë largim masiv, për të marrë masa konkrete, që do të kenë efekte motivuese, duhet të shohim në thelb problemin. Se pse largohen këta mjekë? Studentët që do të nisin studimet këtë vit, dhe do të diplomohen. Ata ikin se çedon sistemi. Mediat e kanë bërtitur dhe thirrur me të madhe, që kemi largime në sistemin shëndetësor. Çfarë ka bërë qeveria në këto vite? Ka mbyllur sytë duke thënë se është problem global. Në 8 vitet e fundit gjysma e këtyre mjekëve janë larguar, ata ofrojmë kapacitetet e tyre profesional jashtë vendit. Ne kemi investuar për këta mjekë, dhe ata e kanë ikur. Protestat e studentëve janë të drejta, pasi po mbrojnë të drejtën e tyre për t’u arsimuar në publik.”, tha Dhori.