Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë Tiranë pasi iu është gjetur kanabis dhe kokainë. A. Gj., 30 vjeç, banues në Tiranë, dhe F. Q., 29 vjeç, banues në Lushnjë, gjatë kontrollit policia iu gjeti lëndën narkotike.

 

Ndërkohë, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët sapo kanë parë policinë kanë hedhur nga automjeti një silenciator dhe 3 fishekë.  Në pranga kanë rënë shtetasit P. T., 31 vjeç, banues në Pezë Helmës, dhe D. H., 45 vjeç, banues në Librazhd.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. P. (L)., 30 vjeç, banues në Surrel, pasi ka ndërtuar një objekt, në tejkalim të lejes së dhënë nga organet kompetente.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.